Shkencëtari amerikano-britanik John O’Keefe dhe norvegjezët May-Britt Moser dhe Edvard Moser kanë fituar Çmimin Nobel për zbulimet e tyre në lidhje me sistemin neurologjik të orientimit.
Komisioni i Çmimeve Nobel në Institutin Karolinska të Suedisë tha sot se laureatët kanë zbuluar enigmën e operacioneve të trurit për t’u orientuar në mjedis.
O’Keefe zbuloi në 1971 mekanizmin që përdor truri për të regjistruar pika orientimi dhe mënyrën se si në trurin e miut aktivizoheshin disa qeliza kur ishte në një anë të dhomës dhe se si kur kalonte në anën tjetër, aktivizoheshin qeliza të tjera.
Në 2005, çifti norvegjez Moser zbuloi një qelizë në trurin e miut që krijon një sistem koordinatash, të ngjashëm me sistemin GPS që përdorin njerëzit për orientim në hapësirë.
Studimet e fundit kanë treguar se qeliza me funskione të ngjashme ekzistojnë edhe në trurin e njeriut. (VOA)
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...