Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin në Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar polemika të vazhdueshme nga figura të njohura.
Në mesin e tyre është edhe shkrimtari i njohur indiano-britanik, Salman Rushdie. Ai ka shprehur opinionin e tij lidhur me çmimin e dhuruar ndaj një figure të diskutueshme, për shkak të qëndrimeve të tij pro “kasapit” të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.
Në Twitter, Rushdie ka replikuar me një numër të madh ndjekësish nga Serbia, të cilët kanë nisur kritikat e tyre ndaj shkrimtarit, madje duke e quajtuar edhe ziliqar për çmimin që mori Handke, informon dritare.net.
Dhëmbë për dhëmbë kanë qenë dhe përgjigjet e romancierit. Një nga njerëzit që i ka drejtuar mesazh, Rushdie ka qenë dhe Vlora Çitaku, e cila thotë: ” I dashur Salman. Besoj e lexove lajmin për fituesin e fundit të Nobelit në Letërsi. Jam e shokuar. Është një shuplakë fytyrës për gjithë viktimat e Milosheviçit.
Ndërsa Rushdie ia ka kthyer se qysh para 20 viteve ai ka shkrua për idiotësitë e Handkes. “Jam.dakord me ty”, shkruan ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...