Këto 7 Gra lanë një shenjë në botë duke ndryshuar mendimet e njerëzve për dekada, në disa raste edhe shekuj. Ato kanë shkruar libra që revoltuan mendjen njerëzore; bënë ndryshime shkencore që e transformuan mjekësinë në atë që e njohim ne; dhe sollën ligje që tronditën njerëzimin – sipas agjencisë së lajmeve CNN.
1- E para e listës është Harriet Beecher Stowe, autore dhe aktiviste kundër skllavërimit.
Në vitet 1850-ta libri i saj “Uncle Tom’s Cabin “ (Kabina e Dajës Tom) si libri më i shitur dhe i dyti pas Bibles, ndihmon në lëvizjen Amerikane kundër skllavërimit.
2- Emmeline Pankhurst, udhëhoqi lëvizjen e grave për të votuar.
Britanezja Panhkurst ishte themeluese e grupit ekstrem “Women’s Social and Political Union” (Unioni Social dhe Politik i Grave). Ky grup luftoi për ligjin e sufrazhit (votës) si e drejtë për gratë në Britaninë e Madhe.
3- Anne Frank, autore e ditarit për Holokausin.
Ditari i 13 vjeçares hebreje për Luftën e Dytë Botërore është libri me 30 milionë kopje të shitura. Tregimi i jetës së saj për okupimin gjerman është një dokument i përkthyer në 67 gjuhë të Botës dhe një libër që pasqyron dhimbjet e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.
4- Simone de Beauvoir, filozofe dhe autore e librit “Second Sex”.
Filozofja ekzistencialiste franceze Simone de Beauvoir me librin e saj “Second Sex” (Seksi i Dytë) u bë një pikë referimi për feminizmin. Libri analizon trajtimin dhe perceptimin e grave gjatë historisë, dhe u vlerësua nga Vatikani në mesin e librave të ndaluar.
Kjo feministe bashkë me partnerin e saj Jean Paul Sartre, u bënë një nga mendimtarët më me ndikimin në shek. XX
5- Franklin, shkencëtare që ndihmoi në strukturën e AND-së.
Britanikja hulumtuese dhe kristalografja Rosalind Franklin është e njohur për zbulimin e strukturës së AND-së. Fotografitë e rrezeve X-Ray të saja u përdorën prej shumë shkencëtarëve si Francis Crick, James Watson dhe Maurice Wilkins, të cilët në vitin 1962 fituan çmimin Nobel për Mjekësi për punën e tyre në strukturën e AND-së.
Për fat të keq, Franklin vdiq nga kanceri dhe nuk mundi të fitojë çmimin Nobel.
6- Billie Jean King, legjendë e tenisit fitoi 39 tituj Grand Slam
Amerikanja Billie Jean King, ishte njëra ndër konkurrentet e Wimbeldonit që mori 20 tituj në shtëpi. Por kjo është e njohur për ndeshjen “Beteja e Gjinive” kundër Bobby Riggs në 1973. 29 vjeçarja King e mund 55-vjeçarin Riggs para një audience televizive 50 milionëshe. Suksesi i saj nuk ndalet këtu ajo vazhdon me kampanjën e saj “Asociacioni i Grave në Tenis”, kampanjë që lojtaret femra të paguhen njëjtë si ata meshkuj.
7- Wangari Maathai, themeloi Lëvizjen e Belit të Gjelbër.“Kur ne mbjellim pemë, mbjellim farën e paqes dhe shpresës”, tha fituesja e çmimin Nobel më 2004 Wangari Maathai.
Aktivistja keniane themeloi Lëvizjen e Brezit të Gjelbër në 1977 si përpjeke për fuqizimin e grave rurale që kishin filluara raportimin se rrjedhat e tyre ishin shteruar, ushqimi ishte më pak i sigurt, dhe ata kishin për të ecur me km për të gjetur drurë për zjarr. Kjo lëvizje është përhapur në gjithë botën dhe tani është bërë bashkë me Programin të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...