Dje, artisti Atanur Dogan i dhuroi shkrimtarit Dritëro Agolli, në shtëpinë e tij, portretin që i kishte reazlizuar, duke treguar kështu se dashuria dhe nderimi për kolosin e letrave shqipe, nuk është e izoluar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.
I emocionuar për këtë dhuratë, Dritëllo Agolli, u soll me të siç bën me të gjithë miqtë që nuk reshtin së trokituri në shtëpinë e tij, plot humorë e biseda të gjata, sikur të ishin miq prej kohësh. “Mirëseerdhët në Shqipëri. Ne kishim dëshirë që të rrinit më shumë. Në këtë botë të turbullt ardhja juaj na dha pak dritë, sepse jeni një pelegrin i artit, i qetësisë së njerëzve që të mos ketë terrorizëm dhe ardhja juaj na dha optimizëm. Shqiptari është shume optimist sepse e ka në gjak optimizmin dhe ygjymin. Jemi shumë të gëzuar dhe mendoj se do të jeni miku ynë i përhershëm. Ne kemi me Turqinë marrëdhënie shumë të mira. I kemi patur edhe përpara jo vetëm tani. Në këto fjalorët që kemi këtu ka 2 mijë fjalë turqisht. Që në kohën e osmanllinjve deri tani ka pasur më shumë. Në këtë dhomë shiko sa fjalë turqisht ka, sofra, oda, tavan, penxhere, dysheme, raki”, tha shkrimtari Agolli.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...