Nëpërmjet një komunikate, përgjegjës të DokuFestit, njoftojnë se kanë emëruar Nita Dedën drejtoreshë të Festivalit. Kjo pasi, sipas komunikatës, roli i saj në gjashtë vitet e fundit ka qenë i rëndësishëm në rritjen dhe suksesin e këtij festivali.
“Ne jemi të nderuar që Deda, më parë Drejtuese e Komunikimt të DokuFest dhe DokuNights, ka pranuar rolin dhe do të jetë kreu i DokuFest nga viti 2016 dhe tutje. Kontributi i Dedës në DokuFest gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë qendror në rritjen dhe suksesin e festivalit. Deda udhëhoqi ekipin e komunikimit dhe e transformoj DokuNights në një ndër ngjarjet më të njohura të muzikës në Kosovë. Deda vjen me një eksperiencë në prodhimin e filmave (Producente Atis: me regji të Daniel Mulloy), artit (Koordinatore e projekteve ndërkombëtare në Galerinë Kombëtare të Kosovës), marrëdhënieve me publikun (Koordinatore e komunikimit të Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit 2013) dhe menaxhimit (Menaxhere e festivalit SURF në vitin 2011) dhe sjell një energji të fuqishme dhe krijuese në rolin e ri të Drejtorit të Festivalit ”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, Eroll Bilibani, drejtori i deritanishëm, prej tani do të menaxhojë projektet vjetore të organizatës.
“Zhvillimi në udhëheqje është pjesë e planit strategjik për përmirësimin e strukturës së menaxhimit të organizatës. Eroll Bilibani, i cili ka qenë Drejtor i Festivalit për katër vitet e fundit, ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të organizatës duke u fokusuar në menaxhimin e projekteve vjetore të organizatës dhe zhvillimin e tyre të mëtejshme. Si drejtoreshë e festivalit, Deda do të drejtojë rritjen strategjike të DokuFest dhe mbikëqyr iniciativat dhe partneritetet e saj të reja.”
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...