Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosi sot që t’i iniciojë procedurat për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova.” Objekti i këtij institucioni do të ndërtohet në lokacionin në të cilin qe paraparë të ndërtohej edhe më parë, pranë Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.
Ky vendim është marrë në pajtueshmëri të plotë me drejtorin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari.
Ministria ka paraparë që t’i niste procedurat qysh në vitin e kaluar, pas dakordimit me Komunën e Prishtinës që kjo e fundit ta ndante një lokacion të ri, konkretisht përballë Teatrit Kombëtar, projekt ky i cili qe paraparë të ndërtohej së bashku me Komunën e Prishtinës./arbresh.info.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...