Google ADS

Nis Java e Gjuhës dhe Kulturës Italiane

20:30 | 12 Tetor 2016
M. A.

Me shfaqjen teatrale “Guximi i Kohës”, sonte në Prishtinë ka nisur Java Italiane, edicioni i 16-të, i cili mbahet në botë për gjuhën dhe kulturën italiane, e i cili tashmë është bërë tradicional edhe në Kosovë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristiforo Sardi, me këtë rast, tha se Javën e Gjuhës dhe Kulturës Italiane e kanë  nisur më herët, me të vetmin qëllim që të bëhen më shumë evente të ndryshme kulturore, deri në fund të tetorit.

Ai ka theksuar se shfaqja e sotme teatrore ka të bëjë me historinë e lindjes së arkitekturës moderne, me ç’rast ka shtuar se është edhe një nga aspektet e artit dhe kulturës italiane.

“Këtë vit javën e kemi hap pak para kohe dhe qëllimi ynë është që të bëjmë evente të ndryshme kulturore deri në fund të tetorit. Java do të hapet me shfaqjen teatrore sonte, që ka të bëjë me historinë e lindjes së arkitekturës moderne, që është një nga aspektet e artit dhe kulturës italiane. Nuk do të përmend këtu shumë arkitekt të famshëm, mirëpo e konsideronim të rëndësishme ta theksonim këtë aspekt të Kulturës Italiane”, tha Crisiforo Sardi.

Ambasadori italian ka treguar se Java do të vazhdojë me konferenca, e ku më pastaj do të shfaqen edhe dy filma, ku njëri nga filmat do të jetë në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës.

“Eventet që i organizojmë do të mundin të organizoheshin edhe brenda një jave, mirëpo ne do donim që ta zgjeronim sa më shumë këtë javë. Java do të vazhdoj me një konferencë që do të organizohet javën tjetër, pastaj do të shfaqen dy filma njëri në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës”, tha ambasadori italian”, tha Sardi

Ky organizim në Kosovë po bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë,  e cila përmes ambasadave italiane nëpër botë, po mundohet të përhap gjuhën dhe kulturën italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme