Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të dytin vit me radhë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Të vallëzojmë”, që u mbajt në Sheshin 21. Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve nga kompanitë dhe shitjes së biletave arriti në 32,175 euro, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh, pasi u tejkalua shuma që u mblodh në dhjetor 2015, kur u mbajt për herë të parë.
Sipas një njoftimi, të gjitha fondet e siguruara mbështesin drejtpërdrejt shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe mundësojnë Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që të vazhdojë furnizimin me medikamente e pajisje mjekësore, mbështesë programin e ndërtimit të transportit të foshnjave dhe zgjerojë aktivitetet e qendrave informuese edhe në qytete të tjera – të gjitha këto duke kontribuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...