Google ADS

Nexhmije Pagarusha: Do të jemi në UNESCO sepse aty e kemi vendin

01:10 | 9 Nëntor 2015
Arbresh.info
E quajtën, e madhja e zërit shqip, Ema Sumak shqiptare, fyti i kristaltë, bilbili i Kosovës, dhe janë këto vetëm disa prej epiteteve që iu dhanë gjatë karrierës Nexhmije Pagarushës. Pas një kohe të gjatë, me 82 vitet e jetës së saj në supe, Nexhmija vendosi të flasë në emisionin e natës ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit, vetëm disa orë para vendimit për Kosovën drejt UNESCO-së.

“Na takon të jemi në UNESCO, Jemi komb i pastër. Kemi kulturë të gjerë dhe shtrirje të pastër”, tha Nexhmija për Radio Dukagjinin. Më tej, këngëtarja që njihet si institucion në vete, shprehu bindjen e plotë se Kosova do t’i marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim.

“Unë do të kujtoja një thënie të mençur të Niçes: ‘Çdo e arritur kulturore është një barrikadë kundër agresorëve dhe luftës’, andaj këtë e kanë të qartë edhe miqtë edhe armiqtë e Kosovës. Kosova do të bëhet Unesco, sepse kultura dhe muzika shqiptare janë UNESCO”, deklaroi Nexhmije Pagarusha./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme