Të dielën më 27 Mars, në Ditën Botërore të Teatrit, Qendra e Institutit Hulumtues Teatror në Kosovë- ITI dhe “CultClub”, shfaqin premierën e Komedisë “Mbreti YBY” në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga ora 20:00. Adaptimin dhe regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisorja Elmaze Nura.
Tema e shfaqjes është shndërrimi i botës reale në absurditet dhe është përshtatur për rrethanat e aktualitetit kosovar, sjelljes së pushtetit dhe abuzimeve të ndryshme.
“Mbreti Yby” është dramë që i përket periudhës së dadaizmit. Kjo është një vepër mjaft e inskenuar e dramaturgjisë botërore.
Kjo dramë nuk ka arritur ende që të inskenohet në gjuhën shqipe në Kosovë dhe kjo është hera e parë që vjen në një inskenim të regjisores Nura.
“Mbreti Yby”, është satirë e pushtetit arrogant dhe të papërgjegjshëm.
Në shfaqje do të aktrojnë: Mentor Zymberaj, Anisa Ismaili, Muhamed Arifi, Vjosa Abazi dhe Afrim Muçaj. Skenograf i shfaqjes është Zeni Ballazhi, për kostumet do të kujdeset Fatbardha Shala, kurse për muzikën dhe efektet i janë besuar Memli Kelmendit. /KultPlus
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...