Google ADS

Nesër në Gjakovë fillon Komedia Fest

11:41 | 30 Tetor 2016
M. A.

Nesër në Gjakovë fillon edicioni i pestë i Komedia Fest, ku përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse, program për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm.

Organizatorët e Komedia Fest kanë bënë të ditur se edicioni i pestë jubilar do të përmbajë aktivitete të ndryshme të cilat kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e  zhanrit të komedisë.

Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova dhe Finlanda.

Ky edicion është përkrahur nga kuvendi komunal i Gjakovës dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport.

Veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet.

Ndryshe, Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve anembanë se kanë një arsye më tepër për ta vizituar gjatë javës së ardhshme Gjakovën.

Kjo për faktin se më datën 31 fillon festivali i filmave komik dhe se për këtë zhanër filmik, sipas kryetares së Gjakovës, nuk ka si gjakovarët.

“Ma mirë se me shikuar debate politike komiko/tragjike, vizitoni Komedia Fest në Gjakovë. Për hajgare, ironi dhe shpoti ja kemi pas dorën gjithmonë, këtë s’munden me na mohu, sa ja kemi qëlluar nuk e di, por mu mundu jemi mundu. Bëni më të hareshme mbrëmjet tuaja me KomediaFest”, ka shkruar në Facebook, Mimoza.

Festivali do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme