Fakulteti i Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga nesër deri më 23 maj, në Prishtinë do të mbajë manifestimin tradicional “Ura në Tre Harqe”.
Sipas një njoftimi të UP-së, në këtë manifestim marrin pjesë studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës, Fakulteti i Arteve të Universitetit shtetëror të Tetovës dhe Fakulteti i Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Këtë herë, mysafir në manifestim është edhe Kolegji universitar AAB-Fakulteti i Arteve.
Nikoqir i këtij edicioni është Fakulteti i Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ekspozita e përbashkët e studentëve të katër Fakulteteve të artit, hapet në mbrëmjen e së enjtes në Galerinë e Fakultetit të Arteve, Prishtinë. Ndërkohë, të premten mbahet projeksioni i filmave të shkurtër të fakulteteve në lokalet e Fakultetit të arteve të bukura, në ArtQender. Po në të njëjtën ditë në mbrëmje në Qendrën e Rinisë, në Sallën e Kuqe, do të ekzekutohet koncerti i studentëve të degëve të muzikës të këtyre fakulteteve.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...