Me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, nesër në Prishtinë në ora 20:00, do të fillojë Java e Frankofonisë, e cila do të zgjasë deri më 20 mars.
Në lidhje me këtë koncert që do të dirigjohet nga dirigjentja franceze, Nathalie Marin, Filarmonia e Kosovës, sot mbajti edhe provat gjenerale, para paraqitjes para publikut. Pas këtyre provave, në një konferencë për media organizatorë të Javës së Frankofonisë bënë të ditur detaje rreth organizimit të programit të kësaj jave.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari theksoi se kjo javë është organizuar me mbështetjen e disa ambasadave të huaja në Kosovë, me theks të veçantë nga ajo e Francës. Ai shtoi se veprat e përfshira në program përkojnë më këtë javë.
“Mbështetet nga dhe me iniciativë të disa ambasadave, kryesisht dhe fillimisht nga Ambasada e Francës në Republikën e Kosovës, pastaj nga Ambasada e Luxemburgut dhe disa pa rtnerë të tjerë. E gjithë kjo ndërlidhjet me Javën e Frankofonisë në Kosovë, e cila fillon me koncertin e Filarmonisë, që është nesër. Po ashtu, në këtë program janë të inkorporuar vepra që përkojnë me Javën Frankofone në Kosovë dhe me autorë që vijnë nga shtete frankofone”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesja e Ambasadës së Francës,Florenc Nikoliq tha se Kosova është anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nga viti 2014 dhe për këtë edheKosova, si dhe të gjitha vendet e tjera të këtij rrjeti çdo vit feston Javën e Frankofonisë.
Ajo shtoi se kjo organizatë ka katër qëllime kryesore, duke shprehur shpresën qëedhe universitetet e Kosovës sa më shpejtë të bëhen anëtare Agjencionit Universitar të Frankofonisë.
“Fran ca është kontribuesja kryesore e kësaj organizate të frankofonisë, e cila ka katër misione kryesore, promovimi i gjuhës frënge dhe diversiteti kulturor dhe gjuhësor, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit – trajnimi profesional dhe arsimit të lartë që mbështete nga Agjencioni Universitar i Farnkofonisë, që përbëhet nga 800 institucione dhe shpresoj që së shpejti edhe universitet kosovare do të jenë pjesë e këtij rrjeti. Në fund edhe kontributi i kësaj organizate në zhvillimin e mëtejmë. Falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, që na ka mbledhur dhe na ka udhëhequr të gjithë frankofonëve prezent në Kosovë, në mënyrë që t’iu propozojmë një program të pasur gjatë kësaj jave të frankofonisë në Kosovë”, tha ajo.
Në anën tjetër, dirigjentja e koncertit të nesërm të Filarmonisë së Kosovës,Nathalie Marin, tha se simbolika e këtij koncerti qëndron në takimin në mes të komunitetit të artistëve.
“Ky koncert që bën hapjen e frankofonisë ka si simbolikë takimet ne mes të artistëve të rinj, në mes të orkestre të tërë dhe solistëve. Në një artiste nga Luxemburgu, e ftuar nga Ambasada e Luxemburgut në Kosovë, meqenëse dy ambasada kryesisht e mbështetin këtë koncert, së bashku me Filarmoninë e Kosovës, por edhe solistë nga Kosova. Pra, është e rëndësishme të kemi kësi lloj takimesh sepse na mundësojnë të shkëmbejmë në mes vete, por edhe me publikun njëkohësisht. Ne do të kemi gjithashtu edhe një prezantim të hënë, por për fëmijë”, tha ajo.
Java e Frankofonisë në Kosovë, përveç nga Ambasada e Francës dhe Filarmonisë së Kosovësmbështetet edhe ngaKomunën e Prishtinës,Ambasada e Luxemburgut, Ambasada e Kanadës, Republikës së Çekisë, Ambasada e Zvicrës dhe ajo Belgjikës në Kosovë.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës