Denzel Washington është magji ekrani dhe shpirti.
Në çdo fjalim, ka emocionuar gjithnjë!
Emri i tij shfaqet mes 50 yjeve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, 50 njerëzve më inteligjentë të të gjitha kohërave, apo edhe në atë të 100 meshkujve më seksi në historinë e kinemasë.
Aktor shumë dimensional dhe fitues i dy çmimeve Oskar, është diskret në jetën e tij, por shumë besimtar.
Përveç se është një prej aktorëve më të mirë të të gjitha kohërave, Denzel Washington është edhe një njeri mjaft i mençur.
Në vijim, mund të njiheni me disa nga thëniet më të fuqishme të Denzel Washington…
25 THENIE
1. Nëse lutesh të bjerë shi, duhet ta pranosh edhe baltën, gjithashtu.
Ajo shfaqet bashkë me shiun.
2. Në fund të ditës, nuk ka rëndësi çfarë ke apo edhe çfarë ke arritur.
Rëndësi ka çfarë ke bërë me ato arritje.
Kujt i ke ngritur humorin, kë ke bërë të ndjehet mirë.
Me një fjalë: çfarë ke dhënë mbrapsht.
3. Mundësitë që shfrytëzon, njerëzit që takon, njerëzit që do, besimi që ke.
Këto janë ato që do të të përkufizojnë si njeri.
4. Koha për t’iu frikësuar fluturimit është kur je poshtë në tokë.
Kur je lart në ajër, është tepër vonë.
Nuk ka më kuptim.
5. Besimi do të të shpjerë deri në një farë pike.
Fati do të të shpjerë deri në një farë pike.
Por që të arrish llojin e suksesit që ke ëndërruar, duhet të PUNOSH.
Nuk ka shkurtesa, jetës nuk ia hedh dot.
Futju punës dhe mos ndalo deri kur të kesh arritur maksimumin.
6. Suksesi?
Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë.
Jam i lumtur, por suksesi, për mua është paqja e brendshme.
Është një ditë e bukur për mua.
Ky është suksesi.
7. Vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni.
Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit.
Kuptojeni këtë gjë.
8. Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët.
Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët.
Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar.
Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni.
Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.
9. Mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë.
Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.
10. Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra.
Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit…
Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.
11. Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive.
Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm.
Ata punojnë fort.
Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj.
Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…
12. Nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë.
Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.
13. Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër.
Pse është egoiste?
Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë.
Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam.
Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.
14. Duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke.
Kështu e jetoj unë jetën time.
Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot.
Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.
15. Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja.
Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.
16. Puno fort që ta arrish.
Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty.
Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin.
Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!
17. Kohë më parë luajta rolin e Rikardit III – hera e parë që luaja rolin e një të ligu.
Dhe kuptova që ata argëtohen shumë.
18. Nëse ke një armik, atëherë mëso dhe njihe armikun.
Mos rri thjesht i zemëruar me të.
19. Njerëzit më të varfër janë njëkohësisht njerëzit më të ëmbël.
20. Projekti i ëndrrave të jetës sime janë fëmijët e mi, familja ime.
21. Mos i frymëzo të tjerët se si të jetojnë.
Frymëzoji se si të bëjnë diferencën.
22. Pavarësisht gjithçkaje, në këtë botë duhet të jesh përherë vetvetja.
23. Fati është kur të shfaqet një mundësi, për të cilën ti je i/e përgatitur.
24. Mamaja më thoshte gjithmonë se njerëzit të japin çmime, kurse Zoti të jep shpërblime.
Nuk më duhet më një trofe.
25. Në fund një vlerësim për veten: “Nëse e shoh veten time në pasqyrë, shoh një njeri që ka luftuar shumë në jetë, por që kurrë nuk është lodhur, e kurrë nuk ka ndier frikë”/.
Shënim:
Në 30 vitet e fundit, Denzel Washington shfaqet në çdo listë të mundshme: me një rrogë që rritet vazhdimisht nga 20 milionë dollarë e lart, 6 nominime për “Oskar” dhe dy statuja të fituara, ylli 63-vjeçar është një nga aktorët (por edhe producent dhe regjisor) më të adhuruar dhe vlerësuar në Hollivud.
Përveç betejave politike dhe filantropisë jashtë zonës publike, vlen të përmendet edhe për martesën e tij të gjatë.
Washington u martua në vitin 1983 me Paulette Pearson dhe çifti ka katër fëmijë, të gjithë të angazhuar në fushën e kinemasë.
Denzel është shumë i pvrkushtuar ndaj familjes dhe gjithnjë gjen rastin që t’i përmendë publikisht dhe i falenderon.
Familja dhe besimi në Zot, janë dy bazat e cdo fjalimi që ka mbajtur.
Denzel nuk është vetëm një prej aktorëve më të mirë të të gjitha kohërave, por edhe një burrë i mençur…
Dhe siç thotë ai:
Mos aspiro të nxjerrësh jetesën. Aspiro të bësh diferencën!
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...