Tërmeti i 26 nëntorit 2019, një nga ngjarjet më të rënda të vitit të kaluar që zuri faqet e para në mediat botërore, tashmë do të përjetësohet në një film artistik.
Filmi me titullin “Under The Ruins” (“Nën Rrënoja”) do të jetë një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, dhe sipas faqeve zyrtare në Instagram e FB të filmit stafi është në kërkim të historive personale nga qytetarët për t’i përfshirë në film. Kasti i aktorëve nuk bëhet akoma i ditur, por sipas disa informacioneve të brendëshme do të ketë emra të njohur të huaj dhe do ketë një emër shumë të njohur të botës së artit e televizionit shqiptar, që konsiderohet ‘super-surprizë’. Gjithashtu, arritëm të marrim vesh që filmi me skenar të Koloreto Cukalit do të jetë një miks mes thrillerit e dramës, ndërsa drejtori i fotografisë do të jetë amerikan.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 humbje jete, dhjetra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme, pa folur për traumën kombëtare e ato individuale. Kjo duket edhe në disa nga historitë që stafi i filmit i ka publikuar në faqet zyrtare në Instagram dhe Facebook./Lapsi.al/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?