Summer Fest, projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, është rikthyer për të dytin vit në Prishtinë.
Kësaj radhe, nën prezantimin e Marina dhe Luana Vjollca. Ashtu edhe si është pritur, mjaftoi dalja e tyre në skenë për të ndezur atmosferën.
Këtë edicion, Summer Fest në Prishtinë solli këngëtarët Albina Kelmendi nga “The Voice of Albania”, Valon Shehu, Mentor Haziri, Era Istrefi e Ledri Vula.
Bashkëpunimi me Summer Fest, për artistët pjesëmarrës mbetet ndër projektet më serioze, ndërsa interpretimi në Prishtinë i paharrueshëm.
“A ka më mirë se të përformosh në vendin tënd? Është një arritje mjaft e madhe, pasi jam zgjedhur të jem pjesë e Summer Fest me artistë që kanë përvojë shumë të madhe”, u shpreh Albina Kelmendi.
“Kaluam shumë mirë, ishim edhe direkt, publiku na priti shumë mirë dhe desha ta falënderoj shumë Top Median që organizon koncerte të tilla”, tha këngëtari Valon Shehu.
“Ndjenjë shumë e veçantë edhe po shihet që kanë ardhë shumë njerëz dhe po e presin shumë mirë gjithë këtë koreografi ngjyrash të skenës dhe këngëtarëve që kanë ardhur”, deklaroi Mentor Haziri.
“Bashkëpunimi me Summer Fest ka qenë shumë i mirë, ishte një ndjenjë shumë e mirë, pasi kam kohë që e kam pritur këtë ditë, që të përormoj në vendin tim në Prishtinë. U ndjeva jashtëzakonisht mirë”, tha Era Istrefi.
“Top Media është një kompani shumë profesionale. Përkundër shiut, atmosfera ishte shumë e bukur”, deklaroi Ledri Vula.
Nata kulmoi me interpretimin e Era Istrefit dhe Ledri Vulës, me duetin e tyre “Shumë pis” të publikuar së fundmi e që është shndërrua në këngën më të pëlqyer të të rinjve.
Për prezantueset e Top Channel, Marina dhe Luana Vjollca, dalja para publikut kosovarë mbetet një emocion i veçantë.
“Publiku është shumë i mirë dhe sa herë kemi ardhur në Prishtinë, kudo ku kemi ardhur na kanë pritur jashtzakonisht shumë mirë”, u shpreh Marina.
“Absolutisht një nga publikët që unë i dua më së shumti se falin dashuri jo vetëm kur janë kështu direkt, por janë non stop që thojnë ‘hajde-hajde’ kështu që ne jemi këtu dhe festuam sonte”, tha Luana.
“Edhe e dëshmuan me të gjitha duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut kështu që ishte një super natë”, shtoi Marina.
Summer Fest 2015 me producente dhe drejtuese projekti, Ledja Liku solli në Prishtinë edhe pika të trupës së baletit të Top Channel, sfidën e kërcimit break-dance dhe free style, Dance Zone të moderuar nga balerini Klajdi Selimi, sfilata mode dhe cirkun kombëtar të Shqipërisë, me akrobatë kosovarë.
Summer Fest në Prishtinë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Ministrisa e Diasporës dhe Ambasada shqiptare në Prishtinë.
Festivali transmetohet në Top Channel më datë 8 gusht.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?