Google ADS

Në panairin e Frankfurtit, edhe Kosova

08:46 | 16 Tetor 2015
Arbresh.info

Në Frankfurt të Gjermanisë është duke u mbajtur edicioni i 67-të i njërit nga panairet më të mëdha të librit në botë. Në këtë panair për herë të pesëmbëdhjetë po merr pjesë edhe Kosova. Në stendën e Kosovës prezantohen 25 shtëpi botuese të vendit tonë. Ato kanë udhëtuar me 150 tituj të rinj dhe 250 tituj të viteve të kaluara, raporton albinfo.ch.

Në Gjermani po prezantohen botime të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Institutit Albanologjik, Institutit të Historisë, “Buzukut”, “Kohës”, “Faik Konicës” etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme