Kadrije Kadare, motra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga poeti Sadik Bejko në një status në rrjetet sociale ku shkruan se Kadrije Kadare ka një kontribut si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë.
“Sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare. Ajo ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet. Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë.
Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Etj.
Sot, Ismail Kadare në intimite, në heshtje solemne sot përcillë në varrezat Sharrës motrën e tij të vetme. Para një muaji u nda nga jeta vëllai i tij, dr Shahin Kadare. Të qoftë dheu i lehtë, Kadrie Kadare. Paqe, prehje e përjetshme për ty”, shkruan Bejko.
Kadrije Kadare ka punuar si redaktore në disa media të shtypit të shkruar në vend./opinion/
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...