Është përmbyllur mbrëmë festivali treditor “Wine and Beer festival”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me iniciativë të OJQ “Wine and Beer festival”.
Ky festival i prodhuesve të birrës dhe verës, sipas një komunikate të komunës së Gjilanit ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të interesuar për këto produkte.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili thuhet se ka qenë prezent në përmbyllje, citohet të ketë thënë se e rëndësishme e këtij festivali është se janë vënë ura të rëndësishme dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit mes bizneseve të prodhimit dhe atyre të shitjes e që do të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të vogël dhe atyre të mesme.
“Wine and Beer festival” është mbajtur për tri ditë me radhë, duke nisur nga data 24-26 gusht.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?