Filmi “Tri dritare dhe një varje” i regjisorit Isa Qosja ka hapur mbrëmë festivalin e filmit “Fer Film”,i cili për herë të tretë po mbahet në Ferizaj.
Në hapje të këtij festivali, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky festival tashmë e ka nisur rrugëtimin e tij me synime të qarta që të bëhet tradicional.
“Një festival të cilin ne po synojmë ta bëjmë tradicional jo vetëm për të shijuar vlerat por dhe për t’i dhënë kuptim konkurrencës pasi ky festival ka karakter garues. Të shpërblyerit do të jenë ata që do ta nxisin krijimtarinë krijuese dhe artistike në veçanti në prodhimtarinë e kinematografisë e cila për fat të keq në Kosovë po ngec edhe përkundër përpjekjeve dhe potencialeve që kemi që të realizojmë filma konkurrent” tha Svarqa, për të shtuar se së shpejti do të ndërtohet edhe kinemaja në mënyrë që të mos ketë paradokse që një qytet i festivalit të mos ketë kinema.
“Fer Film” do të zgjasë deri më 6 shtatorë dhe gjatë kësaj kohe janë paraparë që të shfaqen rreth 70 filma të metraz hit të shkurtër dhe të gjatë. Sipas organizatorit Sabri Pajazitit interesimi për këtë festival ka qenë shumë i madh por mundësit kanë qenë të vogla për t’i përfshirë të gjithë të interesuarit.
“Ka qenë një interesim i madh për pjesëmarrje. Edhe ata të cilët kanë konfirmuar mosardhjen kanë shprehur keqardhje për këtë pasi edhe në si organizatorë nuk kemi mundur tu ofrojmë lehtësime pjesëmarrësve. Por megjithatë edhe ky numër që po marrin pjesë është i kënaqshëm” tha Pajaziti.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...