Gazetari italian Roberto Saviano ka botuar një tjetër libër mbi çështjet e emigrantëve dhe lajmin me një prezantim të shkurtër e ka dhënë në Instagramin e tij.
Duket se ky nuk është një libër vetëm me fakte, por edhe me fotografi.
“Ky nuk është një libër vetëm me fjalë, por edhe me foto që tregojnë atë që po përpiqemi të zbulojmë prej kohësh: në det nuk ekzistojnë taksi, por ambulance”, shkruan Saviano.
“Nuk është e vërtetë që s’po vdesin më emigrantë në Mesdhe, por thjesht kanë eleminuar dëshmitë që dëshmojnë për këtë tragjedi”, shton duke sqaruar se ky është libër për të gjithë ata që duan të mos bien pre e gënjeshtrave me të cilat përballen çdo ditë në metro, në autobus…
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...