Në Bajgorë u mbajt tubimi tradicional “Dita e Mërgimtarëve”

21:35 | 31 Korrik 2016
Arbresh.info

Mërgimtarë nga komuna e Mitrovicës dhe më gjerë, që jetojnë në shtete të ndryshme anembanë Evropës, janë tubuar në Bajgorë të Shalës për të marrë pjesë në tubimin tradicional “Dita e Mërgimtarëve”.

Ndër qindra pjesëmarrës, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Qela, nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, nëna e Heroit Mehë Uka, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të institucioneve të ndryshme e të tjerë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi që ju dëshiroj mirëseardhje mërgimtarëve, tha se qëllimi i organizimit të këtij tubimi është që ata të kalojnë një ditë të bukur në bjeshkët e mrekullueshme të Shalës së Bajgorës dhe të njihen më shumë në mes veti, si dhe të informohen për aktualitetin në komunën e tyre.

Ai me këtë rast vlerësoi lartë kontributin e mërgimtarëve dhen për mbijetesën e popullatës në kushtet e okupimit nga Serbia, pastaj në luftën për çlirimin e vendit dhe së fundi edhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke investuar këtu në fusha të ndryshme.

Ai në vazhdim i njoftoi mërgimtarët edhe për fillimin e punës së fabrikës për prodhimin e kërpudhave dhe arritjen e makinerisë për fabrikën e dytë, që është investimi më i madh dhe më i suksesshëm deri tash në komunën e Mitrovicës.

Për kontributin e mërgimtarëve foli edhe Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, që prej më shumë se 20 vitesh jetën e vepron në Suedi, i cili në fund mërgimtarëve  ua ndau falas botimet e fundit të shoqatës “Thesar Kombëtar”  5 dhe 6.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme