Ka ndërruar jetë profesori, poeti dhe dramaturgu Xhevdet Bajraj. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim”. – ka shkruar ai.
Xhevdet Bajraj ishte ndër poetët më të shquar në Kosovë.
Ai ishte autor i më shumë se 25 vëllimeve poetike, të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë. Në anglisht, gjermanisht, spanjollisht, serbisht, sllovenisht, hungarisht, turqisht dhe polonisht.
Bajraj ka qenë qenë fitues i shumë çmimeve dhe nderimeve, ndër to edhe çmimin për librin më të mirë me poezi si në vitin 1993 ashtu edhe në vitin 2000, çmim ky i dhënë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, shkruan albaniapost.
Po ashtu, ai fitoi edhe çmimin ndërkombëtar “Goliardos” për poezinë në 2004; çmimin Katarina Josipi në vitin 2010 për dramën më të mirë të shkruar në shqip; çmimin e parë në Festivalin e Monodramës, në Vlorë, Shqipëri në 2013; dhe çmimin për librin më të mirë me poezi në vitin 2015.
Në maj të vitit 1999, Bajraj dhe familja e tij u dëbuan nga Kosova. Nëpërmjet Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve dhe programit të tyre për shkrimtarët e përndjekur, atij iu dha azil dhe një bursë në Casa Refugio Citlaltépetl në Meksikë.
Në vitet që pasuan, ai është bërë profesor i rregullt i krijimtarisë letrare në Universitetin Autonom të qytetit të Meksikos dhe është futur në Sistema Nacional de Creadores de Arte.
Xhevdet Bajraj la një trashëgimi shumë të vlerësuar letrare dhe artistike.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...