Google ADS

Ndërron jetë aktori Xhemil Tagani, “prifti i “Marigosë”

10:24 | 4 Janar 2021
arbresh.info

Eshtë ndarë sot nga jeta aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani.

Ai ka luajtur shumë role, por shumë e mbajnë mend për rolin e priftit tek “Përrallë nga e kaluara” apo “14 vjeç dhëndër”, raporton oranews.

Vetë familjarët konfirmuan ndarjen nga jeta të aktorit në moshën 75 vjeçare.

Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, transmeton arbresh.info.

Ndër rolet e tij janë Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”

Taganit do ti jepet sot lamtumira./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme