Ndahet nga jeta veterani i skenës dhe ekranit

18:38 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Brian Dennehy, një aktor i gjithanshëm, karriera e të cilit ishte pesë dekadëshe ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Dennehy, fitues i dyfishtë i çmimit Tony dhe i cili ka luajtur në një numër filmash, shpeshherë me rol të të fortit, ka vdekur nga shkaqet natyrale në shtëpinë e tij në Connecticut, njofton ICM Partners, transmeton portali arbresh.info.

Dennehy bashkë-luajti në një listë të gjatë të filmave të njohur, përfshirë “Gjakun e Parë” (si sherifi vendas që përleshet me Rambo Sylvester Stallone),Westernin  “Silverado” dhe klasiken fantastiko-shkencore “Cocoon”. Ai luajti babanë e Chris Farley në komedinë “Tommy Boy” dhe portretizoi trajnerin e basketbollit Bobby Knight në një film të bërë për TV.

Së fundmi ai ishte edhe pjesë e serialit Blacklist./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme