Google ADS

Ndahet nga jeta kompozitori francez Michel Legrand

21:10 | 26 Janar 2019
Trina Galanxhi

Kompozitori i njohur francez, Michel Legrand, fitues i tre çmimeve Oscar gjatë një karriere që shtrihet në më shumë se gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjecare, të shtunën.

Çmimin e parë Oscar, Legrand e kishte fituar në vitin 1969 për këngën “The Windmills of Your Mind” nga filmi “The Thomas Crown Affair”.

Ai e pasoi këtë me Oscar për muzikën e tij në filmat Vera e 42-shit në 1972 dhe “Yentl” në 1984. Po ashtu, gjatë karrierës së tij, ka fituar edhe 5 çmime Grammy.

Legrand kishte planifikuar ndërkohë të mbante një koncert në Paris në prill, tha zëdhënësi i tij.

Në vitet ‘60 ai e nisi punën si organizator. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Legrand kishte bashkëpunuar me muzikantë të famshëm si Miles Davies, Ray Charles, Orson Welles, Jean Cocteau, Frank Sinatra dhe Edith Piaf./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme