Tanya Roberts ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Sipas mediave të huaja, aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në prag të Krishtlindjeve pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj. Sipas përfaqësuesit ligjor, aktorja ka ndërruar jetë në Cedars-Sinai në Los Angeles, dhe shkaku i vdekjes nuk lidhet me Covid-19.
Roberts, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Leigh Blum filloi karrierën e saj si modele para se të bëhej pjesë e kinematografisë. Ajo bëri debutimin e parë në film në 1976 në “Forced Entry”. Më pas u shfaq në një seri filmash duke përfshirë “The Beastmaster”, “Sheena: Queen of the Jungle”, “Body Slam” dhe “Night Eyes”, transneton arbresh.info.
Roberts ishte e njohur më së shumti për rolin e Stacey Sutton bashkë me Roger Moore, agjentin 007 në “A View To A Kill”. Aktorja interpretoi gjithashtu dhe në “That ’70s Show” si Midge Pinciotti, por më pas u largua nga seriali në 2001 për t’u kujdesur për burrin e saj të sëmurë, i cili vdiq në 2006./arbresh.info/
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë