Google ADS

National Geographic: Kosova në mesin e 10 vendeve që meritojnë të vizitohen

14:10 | 14 Qershor 2016
Arbresh.info

Kosova po bëhet vend atraktiv për vizitorë të huaj, në saje të promovimit të vazhdueshëm që po i bënë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, fushës së turizmit.

Si rezultat i pjesëmarrjes së Kosovës si shtet partner në Konferencën rajonale të turizmit aventurier “Adventure Next Balkan 2016”, i cili u mbajt në Ohër të Maqedonisë,  në Kosovë u realizuan tri udhëtime familjarizuese “Fam Trip”,  gjatë të cilave morën pjesë rreth 50 media dhe përfaqësues të agjencive turistike ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media.

Marr parasysh promovimin e potencialeve turistike që i ofron Kosova,  revista  e njohur botërore “National Geographic”  e rendit atë ndër 10 vendet të cilat meritojnë të vizitohen nga turistët.

“Artikulli i cili titullohet “10 vendet që meritojnë të kenë më shumë udhëtarë (10 places that deserve more travelers)” flet për disa destinacione të ndryshme të cilat kanë vende mahnitëse dhe shumëçka për t’iu ofruar vizitorëve. Duke filluar me shpjegimin e historisë së Kosovës si shteti më i ri në Evropë, në artikull Kosova konsiderohet si destinacion tërheqës në turizmin e aventurës”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni pjesën e përkthyer për Kosovën në gjuhën shqipe si dhe linkun e artikullit të plotë.

***

Kosova

Situata në vend: Shteti më i ri i Evropës (Ka shpallur pavarësinë në vitin 2008) nuk ka qenë saktësisht një shteg i famshëm për turistë. Një vend me konflikt të dhunshëm dhe tension politik mes etnicitetit Serb dhe Kosovarëve përmes gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, duke kulminuar në Luftën e Kosovës më 1998-99, Kosova kaloi gati një dekadë nën mbrojtjen e OKB-së. Sot, sidoqoftë, Kosova e pavarur është një nga destinacionet më ngazëllyese dhe ekonomike për udhëtime aventuriere.

Pse të shkoni tani: Derisa shumë është shkruar për kulturën e lulëzuar të kafeneve të Prishtinës, kryeqytetin e pamëshirshëm Bohemian, estetikisht të zymtë. Atraksioni i vërtetë është në jug të vendit. Qyteti mesjetar i Prizrenit – qytet i kulmuar me kështjella me Hamame Otomane dhe bazilika të shekullit të 14-të – është një bazë e përkryer prej nga të shkohet për hike/ecje (ose skijim) në Malet e Sharrit të Kosovës, ose thjesht të shëtisni nëpër anën e lumit të pyllëzuar prapa kodrës së kështjellës. I ruajtur mirë, pa sterilitetin e “qytetit të vjetër” të rinovuar tek fqinjët në Ballkan si Sarajeva, distrikti historik me qasje të lehtë për të ecur është një labirint me kulme terrakote, minare dhe kulme të kafeneve me çadra të kuqe.

Mos e humbisni: Negocioni – Nëse nuk flisni Shqip, shume të rinjë Kosovar flasin Anglisht dhe gjeneratat e vjetra në rajon flasin së paku një Gjermanishte belbëzuese – për një vozitje marramendëse një-orëshe me taksi (rreth 20$) nga Prizreni për në Brod, një fshat shumë i madh me shtëpi prej guri (dhe vetëm një furrë) në zemër të Maleve Sharr. Zemra e tokës së kalorësve Goran (fshati thuhet të ketë më shume kuaj se vetura). Brodi mund të mos ketë shume hotele (një plak fjalëpakë me emrin Biligap, e gjeni nëse pyesni vërdallë, jep me qera shtëpinë e tij të dyte deri diku të pluhurosur për 20$ për shtrat), por kuaj të vrullshëm (dhe udhërrëfyes, që janë shumë të rekomanduar) janë lehtë për tu marr me qera. Shtigjet për ecje dhe kalërim rreth Brodit ndryshojnë sipas stinëve nga egërsisht të gjelbra në të artë të brishtë.

Nëse kjo ju duket e mundimshme, hoteli në formë shtëpie Arxhena është 40 minuta ecje apo 10 minuta vozitje thellë ne male. Ofron një përvojë të stilit rezort, komplet me qasje në shtigjet e skijimit duke filluar nga 43$, dhe me një kopsht të papërshkrueshëm me pallonj.

Këshillë praktike: Derisa hiking/ecja mbetet një nga atraksionet më të fuqishme të Kosovës, keni kujdes mos u largoni shumë. Sikur shume pjesë të Ballkanit, vendet e pashkelura të Kosovës janë ende shtëpi e disa minave tokësore aktive të mbetura nga koha e luftës, veçanërisht përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri. Mos shkoni vetëm nëpër shtigjet e pashenjuara.

http://ëëë.nationalgeographic.com/travel/features/ten-places-that-deserve-more-travelers/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme