Ngre siparin nata e tretë e Festivalit të 62-të të Këngës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Kjo mbrëmje mund të quhet edhe si nata speciale e Fest 62, pasi, përkrah artistëve, të cilët për 2 netë me rradhë ngjitën në skenën magjike 31 këngë të zhanreve të ndryshme, do të jenë edhe disa prej emrave të mëdhenj që kanë bërë historinë në muzikën shqiptare, në skenën e Festivalit, si dhe në Eurosong.
Duetet big
Të ftuar special në këtë mbrëmje do të jenë motrat Libohova, Mefarete Laze, Eugent Bushpepa, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Ilir Shaqiri, Elton Deda, Edmond Mancaku, Jehona Sopi.
Ata do të këndojnë me disa prej zërave pjesëmarrës në Fest 62.
Por, përveç risjelljes në skenë të disa prej këngëve që kanë hyrë në fondin e artë të muzikës shqiptare, artistët pjesëmarrës në Fest 62, do të sjellin edhe shumë prej këngëve hit në Eurosong që kanë bërë historinë e muzikës evropiane dhe atë botërore.
Disa prej këngëve që do të interpretohen duet midis artistëve pjesëmarrës në festival do të jenë: “Insieme”, “Arcade”, “Volare”, Satellite”,
“Lordi- Hard Rock Hallelujah”, “Farytale”, “Zitti e buoni” etj.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Në natën e tretë do të shijoni edhe interpretime muzikore nga emra të njohur të muzikës në të gjitha trojet shqiptare si Adelina Ismajli me “Zemrën nuk ta fal”, Fitnete Tuda me “Shi bie në Tiranë”.
Të gjitha këngët do të jenë live dhe në shoqërinë e Orkestrës së Radio Televizonit Shqiptar, drejtuar nga disa emra mjaft të njohur në fushën e dirigjimit, orkestracionit dhe të kompozicionit si: Jetmir Barbullushi, Markeljan Kapedani, Alfred Kaçinari, Fridi Kraja, Deniola Kuraja, Oleg Arapi etj.
Juria dhe televotimi
31 konkurrentët pjesëmarrës në edicionin e 62-të janë edhe në pritje të vlerësimit nëpërmjet televotimit. Procedura e votimit u njoftua gjatë natës së dytë të Festivalit. Të drejtën e votës me SMS e ka i gjithë publiku shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova.
Për të votuar interpretuesin e preferuar mjafton të dërgohet një SMS në numrin 56789 për votuesit nga Shqipëria.
Shqiptarët në Kosovë mund të votojnë këngëtarin më të pëlqyer duke dërguar një mesazh telefonik SMS në numrin 55789.
Këngët pjesëmarrëse në Fest 62 do të kalojnë edhe në filtrin e emrave të mëdhenj të artit shqiptar nga fusha e muzikës, e letrave, vokalit, kritikës muzikore, si dhe kompozicionit.
Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka, janë 11 anëtarët e jurisë profesioniste të Festivalit të këtij viti.
Kryetar i jurisë është kompozitori i njohur, Shpëtim Kushta, i cili gjatë mbrëmjes së sotme do të publikojë edhe këngët që kalojnë në natën finale të Fest 62.
Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Nga ana tjetër do të jetë publiku, ai i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion./rtsh.al/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...