Dy kore dhe 3 dirigjentë do të performojnë sonte në mbrëmjen e dytë të festivalit DAM.
Kori Symbiosis në drejtimin e Behar Veselit dhe kompozitorit Damjan Temkov, do ngjiten të parët në skenën e DAM-it, ndërsa mbrëmja do të përmbyllet me programin e përgatitur nga kori i formuar rishtas “Siparantum” nga Peja, e që në koncertin promovues do të dirigjohen nga Memli Kelmendi dhe mysafir special nga Kroacia dirigjenti dhe kompozitori eminent, Josip Delg Ivellio.
Kori “Siparantum” u themelua mbi bazat e forta të trashëgimisë së këndimit artistik koral në Pejë, që nga shekujt e kaluar. Siparantum ka për qëllim promovimin e Kosovës në Ballkan e më gjerë përmes muzikës së mirëfilltë artistike. Këtë vit “Siparantum” do të debutojë jashtë Kosovës me program recital në Kroaci. Dirigjent permanent i korit është Memli Kelmendi.
Në këtë mbrëmje do të interpretohet edhe vepra premierë e kompoizitores, Dafina Zeqiri Nushi.
Festivali DAM do vazhdojë aktivitetin nga 2 prill në lokacion tjetër, Klubin e Boksit.
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona