Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Kosovës organizon një sërë aktivitetesh nën emërtimin “Muzeu 360o”, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.
Aktivitetet fillojnë sot nga ora 09:00 deri në orën 02:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës.
Do të ketë Programe edukative interaktive “ABC për trashëgiminë kulturore” dhe “Lojërat e gjyshërve tanë” – Fëmijët nga kopshtet e Prishtinës grupmosha 4-6 vjeç.
Për nder të kësaj dite do të behët ndarja e mirënjohjeve për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në programet edukative gjatë vitit në Muzeun e Kosovës.
Po ashtu shfaqet performanca nga nxënësit e klasave të VIII – IX të shkollës së muzikës “ Prenk Jakova” dhe shkollës së muzikës “ Misbah& Friends”, pjesëmarrës në këtë aktivitet janë të gjithë nxënësit nga Sh.F. të Prishtinës që ishin në programet edukative gjatë vitit në Muzeun e Kosovës.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person