Në shënimin e nëntë vjetorit të pavarësisë, Muzeu i Kosovës ka organizuar aktivitete për nxënës dhe fëmijë për Trashëgiminë Kulturore, Shkollat e Mozaikut dhe ABC për Trashëgiminë Kulturore.
Programi është i hapur gjatë tërë ditës për të gjithë fëmijët që duan ta vizitojnë dhe të merren me aktivitetet që ka organizuar Muzeu.
Alisa Gojani Berisha, thotë se Muzeu i Kosovës edhe këtë vit ka vendosur ta shënojw nëntë vjetorin e pavarësisë, me aktivitete të ndryshme për fëmijët.
“Muzeu i Kosovës edhe këtë vit ka vendosur me shënu përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga ora dhjetë deri në orën dhjetë në mbrëmje. Kemi filluar me aktivitete edukativo arsimore, ku dhe e kemi promovimin e këndit interaktiv në Muzeun e Kosovës. Është një pjesë e dedikuar vetëm për fëmijë dhe të rinj, ku gjithmonë nëpërmjet formave interaktive dhe programeve edukative, do të informohemi për së afërmi me trashëgiminë kulturore të Kosovës, që prezantohet në Muzeun e Kosovës. Gjithashtu, kemi edhe programin që po zhvillohet shkolla e Mozaikut, e cila ka filluar tash një vit dhe kemi muzeun kreativ, i cili me anë të punë doreve fëmijët inspirohen nga eksponatet e muzeut”, tha ajo.
Senton Qerkini, nxënës i Shkollës Evropiane të Kosovës, kishte ardhur në muze për t’u zbavitur në këndin e lojërave.
“E kemi organizuar këtë udhëtim me shkollë dhe tash jemi duke bërë, kemi gjetur disa pjesë të vazos, ose pjatës dhe tash jemi duke i bashkuar ato, si arkeolog, vetëm se ne jemi fëmijë.. Jemi shumë të lumtur dhe jemi duke u kënaqur ”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i Muzeut, Skender Boshtrakaj, tha se Muzeu i Kosovës do të vazhdojë në këtë frymë që mysafirw në plan të parë t’i ketë fëmijët dhe të rinjtë e vendit, pasi që koha e muzeve statike, me eksponante në xham dhe një ciceron sipas tij ka filluar të perëndojw.
“Ne sot startojmë me programe të reja të cilat do të vazhdojnë, sot fillojmë me to, do të vazhdojnë gjatë vitit, pse jo dhe me gjatë. Njëra prej aktiviteteve që prej vitit të kaluar prej 17 shkurtit 2016, është shkolla e mozaikut. Ne shkollën e Mozaikut e kemi zhvilluar tutje dhe ka marrë vlerat të reja, jemi hapur dhe me pako të reja. Sot kemi prezent fëmijët e shkollave fillore, të shkollave të mesme dhe gjatë vitit do të vazhdojmë me këtë program të Muzeut të Kosovës. E dyta është inaugurimi i një kënd të ri që quhet muzeu interaktiv dhe është kënd i dedikuar për fëmijët e moshave të vogla, pse jo për nënat me fëmijë. Po synojmë që muzeun ta bëjmë vend jo vetëm të vizitueshëm, por vend atraktiv interesant për fëmijë dhe të rinj dhe pse jo ta quajmë laburator të historisë për gjeneratën e re. Ato konceptet e muzeve statik që presin me eksponat në xham dhe një ciceron që flet për një të kaluar kanë filluar me përendu, në një pjesë të madhe të muzeve në Evropë“, tha ai.
Ndryshe në Muzeun e Kosovës deri në orën 16:00 do të ketë programe edukativo arsimore. Ndërsa, në orën 19:00 do të hapet ekspozita e autorit Asllan Qyqalla, e cila në fokus ka ekzodin e vitit 1999 në Kosovë.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg