Sonte në Vjenë jepet premiera e shfaqjes ‘Die Mücke’ (Mushkonja), me autorë Xhevdet Bajraj dhe Arben Idrizi e në regji të Safet Muratit.
‘Die Mücke’ (Mushkonja) është një monodramë e adaptuar për skenë me tekste të dy autorëve shqiptarë, Xhevdet Bajraj dhe Arben Idrizi. Për shkak të regresionit politik e shoqëror, personazhi kryesor i kësaj drame ndodhet në një situatë specifike ku koha dhe hapësira bëhen pothuajse irelevante për të.
Përmes shfaqjes gdhendet një karakter i qëndrueshëm me të cilin mund të identifikohen pothuajse të gjithë ata të cilët në një mënyrë ose tjetër janë viktima të represionit politik, të strukturave dhe aparatit shtetëror, qoftë edhe atij demokratik.
Ky produksion është mbështetur nga Mobil-Theater ‘Flascherei’ që drejtohet nga regjisorja dhe aktivistja politike austriake Eva Brenner.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj