Kryetari i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka ngritur si shqetësim mungesën e një objekti për evenimente kulturore i cili mungon në Prishtinë. Ai madje iu bërë thirrje të gjitha institucioneve që të veprohet sa më shpejt në ndërtimin e këtij objekti.
Mungesa e objektit për evenimente kulturore, shqetësimi i Jasharit
Kryetari i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka ngritur si shqetësim mungesën e një objekti për evenimente kulturore i cili mungon në Prishtinë. Ai madje iu bërë thirrje të gjitha institucioneve që të veprohet sa më shpejt në ndërtimin e këtij objekti.
Jashari po kërkon që një sallë e tillë të jetë me kapacitete me mbi 1000 vende.
Sipas tij, Filarmonisë nuk i mungon publiku, madje janë në siklet sa herë që mbajnë koncerte.
Jashari: Po mungon objekti
“Të veprohet sa më parë në gjetjen e zgjidhjes, që do të thotë ndërtimin e një objekti që do të shërbente jo vetëm për Filharmoninë, por për të gjitha evenimentet kulturore, e që Prishtinës i mungon një objekt i tillë, ky është një shqetësim i yni. Në anën tjetër ne jemi të kënaqur që të kemi atë publik, gjithmonë në rritje dhe paralelisht në saj edhe presionin, dy orë rrinë në këmbë pa problem, kjo është dëshmuar edhe dy javë më parë, besoni unë jam çudit, njeriu rrinë në këmbë 15 minutat e parë por deri në fundt të koncertit kanë qëndruar në këmbë këtu në sallën e kuqe, në njërën anë është një ndjenjë e mirë krenarie, institucionale, në anë tjetër një siklet”, tha ai.
Ai përmendi edhe realizmin e veprës së Betovienit në Katedralen e Prishtinës më 15 nëntor, ku në 700 karrige janë ulur por kanë mbetur edhe 300 në këmbë.
Jashari: Kemi mbi 1000 persona në koncerte
“Andaj kur po kërkojmë dhe po bisedojmë që në një të ardhme të afërt të ndërtohet një sallë, duhet të jetë e qartë që sa i përket publikut ne që tani e kemi 1000 pa kurrfarë problemi, ndërsa salla e kuqe i ka 400 karriga, kjo është edhe dekurajuese për shumë ata që vinë dhe dëshpërohen duke qëndruar në këmbë apo nuk mund të ulën”, tha ai.
Ai shtoi se kanë një agjendë të ngjeshur të koncerteve në muajt në vazhdim.
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...