Një model i madhësisë së trupit të kufomës së Pablo Picasso qëndron në një bazament në qytetin e tij të Malagës, sytë e mbyllur, duart e palosura.
Artisti i cili transformoi ‘trupin’ e artistit në një skulpturë të mahnitshme, e ka veshur atë me rrobat me të cilat Pikaso mbahet mend nga kushdo, bluzën e bardhë me vija dhe këpucat e zeza, transmeton portali arbresh.info.
Eugenio Merino, artisti që krijoi këtë skulpturë, është i njohur për modelet e tij hiperrealiste të diktatorëve, duke përfshirë edhe Francisco Franco të Spanjës.
“Projekti ka për qëllim të kritikojë turizmin masiv dhe industrinë kulturore të qytetit si një markë, në të cilën turizmi shkon kundër nevojave të banorëve dhe ku realiteti zëvendësohet me mjedise të krijuara për vizitorët”, ka thënë ai./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag