Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni, Alban Bakia, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, me të cilët bisedoi për programin e këtij institucioni për këtë vit, por edhe për rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Drejtuesit e këtij institucioni e informuan ministrin Shala me punët dhe programin e këtij institucioni për këtë vit, me një theks të veçantë me punët që po bëhen në konsolidimin e mëtejmë të tij, në funksion të shtimit të kapaciteteve për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Ministri Shala drejtuesve të këtij institucioni iu premtoi mbështetje, dhe u shpreh se IMMK-ja është institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së Kosovës.
Sipas një komunikate të MKRS-së, ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të këtij institucioni u bisedua edhe rreth rëndësisë që ka gjetja e mekanizmave për ruajtjen trashëgimisë kulturore e Kosovës, ndaj kërkohet vetëdijesim dhe bashkëpunim i ngushtë i gjithë faktorëve për ruajtjen e saj, sepse ajo përbën vlerë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe është identiteti i saj historik.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...