Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2016.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” pas propozimit të jurisë në përbërje të Valton Beqirit, Baki Jasharit e Dinor Zymberajt, do t’i ndahet kompozitorit Zeqirja Ballata.
Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike i ndahet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.
Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante i ndahet kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”.
Çmimi për veprat kamertale i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.
Çmimi për veprat korale i ndahet kompozitorit Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor.
Ndërkaq, çmimi për veprat solistike dhe duo nuk do të ndahet pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...