Google ADS

MKRS jep përgjigje për pakënaqësitë e subvencioneve të ndara për kulturë

00:15 | 26 Prill 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka ndarë subvencionet e sivjetshme në fushën e kulturës, dhe për këtë fazë institucionet e kulturës dhe skena e pavarur kulturore do të ndihmohen me rreth 900 mijë euro.

Në lidhje me këtë temë në Ora e Fundit, zëdhënësi Ndue Ukaj tha se në lidhje me rezultatet e publikuara për projektet kulturo-artistike, kanë pranuar dhe disa ankesa, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash Ukaj tha se këto ankesa të cilat ka pakënaqësi, do të trajtohen me shumë kujdes pasi dhe komisioni ka punuar në bazë të mundësive.

”Ministria e Kulturës sot ka shpallur rezultatët e kulturës publike”.

”Ka afër një mijë kërkesa”.

”Ka një rritje të ndjeshme të përkrahjes për emisionet e kulturës së vendit”.

”Ka të pakënaqur por komisioni ka punuar në bazë të mundësive. Ne do të trajtojmë çdo ankesë të mundshme”.

”Në bazë të asaj që kemi parë sot, ka një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen në Kosovë. Aktivitete nuk ka vetëm në Prishtinë, por në secilin qytet në secilën komunë”.

”Sa i përket trashëgimisë kulturore, është hera e parë që Kosova e ka një park arkeologjik”.

”Sa i përket operës së Teatrit të Baletit, kemi diskutuar edhe me komunën e Prishtinës, ku pas përpjekjeve të vazhdueshme nuk kemi arrit në një kompromis”.

”Sivjet kemi një detyrë projektuese ku më pas do të kemi dhe disa struktura të tjera të ndërtimit”.

”Kalendari i përbashkët kulturor do të realizohet”.

”Gjatë muajit maj do të ketë aktivitete të ndryshme për librin, galeritë, ku ndihmohet kultura shqiptare, që aktivitetet e realizuara këtu të njihen në Shqipëri e ato të realizuara atje të njihen në Kosovë”, është shprehur Ukaj, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme