Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë.
Në njoftimit për media nga MKRS-ja, thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”, siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon.
“Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3.500.00 € (tremijë e pesëqind euro), për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017’, thuhet në njoftim.
Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetari i Aleancës Franceze të Prishtinës, Ilir Avdiu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla.
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec