Në kishën e Labovës së Kryqit është duke u kryer një tjetër ndërhyrje në çati dhe kupola.
Kjo është hera e tretë që pas përfundimit të restaurimit, që kompania po ndërhyn për të zëvendësuar tjegulla të dëmtuara dhe për të stabilizuar lagështinë në pjesën e brendshme të objektit.
Përfaqësuesi i kompanisë që po përmbyll vitin e garancisë pas restaurimit, tha se ndërhyrja që do të zgjasë 1 ditë, është pjesë e planit të mirëmbajtjes.
Ai foli për nevojën e zëvendësimit të rreth 30 tjegullave të thyera prej peshës së dëborës. Përfaqësuesi i kompanisë pranoi se 2 muaj më parë ka pasur një tjetër ndërhyrje, edhe injektime plumbi për të evituar depërtimin e lagështisë, detaj që nuk ishte planifikuar në projektin fillestar.
Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, Vasil Polo, objekti është ende nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve dhe se vendimet për ndërhyrje merren prej tyre.
Ekspertë restauratorë më parë kanë kontestuar projektin e restaurimit dhe cilësinë e punimeve në objektin me rëndësi të veçantë. Ekspertët ngrenë shqetësimin mbi ecurinë e mëtejshme të objektit kur kisha të ketë përfunduar afatin e garancisë.
Labova e Kryqit është mes monumenteve të rralla të artit bizantin për arkitekturën dhe për ikonostasin unik të gdhendur në dru me një simbolikë të komplikuar motivesh floreale dhe zoomotivesh që i referohen ungjillshkruesve dhe figurave të tilla biblike si Gjon Pagëzori.
Ikonostasi është i mbushur me imazhet e personazheve lokale me veshje traditcionale, çka e bën Labovën një pasuri autentike shqiptare./tch
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...