Google ADS

Misteri 500-vjeçar në Vatikan sapo është zbuluar

14:03 | 16 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Misteri 500-vjeçar në Vatikan sapo është zbulur dhe e tëra ka të bëjë me dy piktura nga mjeshtri i madh i Rilindjes, Rafael.

Pikturat janë zbuluar gjatë pastrimit dhe restaurimit të një dhome brenda Muzeve të Vatikanit, shkruan “CNN”, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët besojnë se vepat e tij janë të fundit përpara vdekjes.

“Është një ndjenjë e mahnitshme”, tha restauruesi i Vatikanit , Fabio Piacentini.

“Duke e ditur që këto janë gjërat e fundit që ai pikturoi, ne e njejmë tanimë praninë e maestros”, shtoi ai.

Të dy pikturat, në të cilat janë të paraqitura dy gra, janë pikturuar nga Rafaelos rreth vitit 1519, por ai ndërroi jetë para se të përfundohej pjesa tjetër e muzet, prandaj pas vdekjes së tij, me të përfunduar murin e muzeut, të dy pikturat e Rafaelos u zhdukën në harresë.

Në vitin 1508, Rafaeli u ngarkua nga Papa Julius II për të pikturuar apartamentet e tij private. Artisti përfundoi se pikturuari tri dhoma, të cilat njihen si “Dhomat e Rafaelit”, me afreske të famshme si Shkolla e Athinës.

Ai pastaj filloi planet për dhomën e katërt, më i madhi në apartament, një sallë banketi e quajtur Salla e Konstandinit. Plani i tij ishte që të përshkruante dhomën duke përdorur vaj, në vend se teknikën tradicionale.

Një libër i lashtë i vitit 1550, shkruar nga Giorgio Vasari, dëshmon se Rafaeli filloi punën e tij duke kryer dy eksperimente me naftë. Kjo ide ishte çelësi i zbulimit.

Kur restauruesit filluan të pastrojnë muret e Sallës së Konstandinit në vitin 2017, ata e kuptuan se aty ishin të pikturuara dy gra, ndërsa në pjesën tjetër ishte përdorur teknika e afreskimit.

Kreu i Muzeumeve të Vatikanit, Barbara Jatta, tha se restaurimi i të gjitha dhomave të pikturuara nga Rafaeli do të përfundojë në vitin 2022 dhe projektin e ka cilësuar si më të rëndësishmin në dekadat e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme