Mirela Sula shpërblehet me çmimin “Gruaja frymëzuese 2015”, në Angli

14:10 | 15 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Arsyetimi i nominimit për këtë çmim prestigjioz është bazuar edhe në faktin se Sula nuk ka më shumë së 3 vjet qëndrim në Britani të Madhe, por që ka arritur suksese që do të ishin frymëzim për shumë gra.

E nominuar në Inspiration Awards for Women në Angli, psikologia shqiptare Mirela Sula ka fituar çmimin “Gruaja frymëzuese 2015”, çmim për të cilin ishin përfshirë figurat më të rëndësishme përgjatë vitit, transmeton KultPlus.

Arsyetimi i nominimit për këtë çmim prestigjioz është bazuar edhe në faktin se Sula nuk ka më shumë së 3 vjet qëndrim në Britani të Madhe, por që ka arritur suksese që do të ishin frymëzim për shumë gra. Ajo punon edhe në “Women’s Solace Aid”, por e njëjta vlerësohet edhe për botimin e shumë librave dhe organizimin e shumë ngjarjeve, duke përfshirë edhe konferencën e suksesshme të Londrës që është mbajtur brenda këtij viti, ku janë përfshirë arritjet e grave emigrante. Mirela Sula është edhe redaktore e magazinës “Migrant Woman”, në Londër.

 

“Miq te dashur ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen tuaj – Kete cmim nuk do ta kisha marre dot pa ju. Mirenjohje te thelle! Ky cmim u takon ne fakt te gjitha grave shqiptare qe kane marre kurajon te mbijetojne ne kete bote te ashper me fuqine dhe energjine qe kane brenda vetes. Bekime per te gjithe ju!”, ka shkruar Sula me rastin e këtij çmimi.
Mirela Sula është në përgatitje të samitit prestigjioz “Global Woman’s Summit”, në Londër që është planifikuar të mbahet në qershor të vitit 2016. /KultPlus.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme