Miratohet Projektligji për Sponsorizime dhe Donacione

11:11 | 23 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas propozimit të MKRS-së, miratoi, në mbledhjen e sotme, Projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projektligj, për herë të parë në Kosovë, do të rregulloj kushtet dhe do të përcaktojë lehtësirat për sponsorët dhe donatorët në kulturë, rini dhe sport.

Me qëllim të krijimit të politikave dhe të kushteve sa adapte për zhvillimin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të zhvillojë politika të qëndrueshme programore nëpërmjet transformimit të tyre në akte legjislative.

Sponsorizimet dhe donacionet në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë objekt i rregullimit të këtij projektligji, me të cilin vihen bazat juridike për trajtimin, rregullimin dhe njohjen e sponsorizimeve dhe të donacioneve në fushat e lartpërmendura./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme