Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi në hapjen e ekspozitës ‘Unë jam Shqiptar’ në Muzeun e Kosovës ka thënë se në këto ditë verë kur gjithë diaspora ka ardhur në Kosovë e Shqipëri, inaugurohet kjo ekspozitë.
“Kjo ekspozitë na bënë krenarë të gjithëve dhe mund të hapet në çdo vend ku ka shqiptar, sepse tregon që ne jemi të shpërndarë kudo në botë por nuk harrojmë më të rëndësishmen që ne jemi shqiptarë dhe si të tillë nuk harrojmë gjenezën tonë, traditat tona, dhe japim simbole shprese që në vitet në vazhdim do të ecim përpara bashkë”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Sipas tij është bashkëpunim i rëndësishëm mes dy Ministrive të Kulturës.
“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës në ballë kanë marrëdhënien kulturore midis dy anëve të kufirit. Janë marrëdhëniet më të mira se në çdo fushë tjetër dhe kanë intensitet rritje nga viti në vit. Diaspora është një emër shumë i madh por është detyrë e dy qeverive që ti japin tonin e organizimit dhe mobilizimit të diasporës shqiptarë, sepse jemi dy shtete të pavarura por që kemi në mes një fjalë të madhe shqiptar, kombin, dhe prandaj jo vetëm një aktivitet i tillë por edhe të tjera me diasporë le të zhvillojmë kudo”, ka thënë ai./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...