Ministrja Dumoshi ngushëllon familjen e artistit Koço Devole, me rastin e ndarjes së tij nga jeta

11:31 | 8 Nëntor 2020
L G

Ministrja e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shprehur ngushëllime familjes së artistit Koço Devole me rastin e ndarjes nga jeta e tij.

Në telegram ngushëllimin, ministrja Dumoshi ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e një artisti të madh siç ishte Koço Devole.

“Ikja e tij e beftë dhe e padrejtë e kësaj kohe të vështirë të cilën po e jetojmë lë boshllëk të pazëvendësueshëm në artin e kulturën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë ndër të tjera Dumoshi./arbresh.info/

Telegram ngushëllimi i plotë:

E nderuara familja Devole,
Të nderuar miq, artdashës e bashkëpunëtorë,

Me dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shqiptar Koço Devole. Jam e prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirët dhe për komunitetin artistik në Shqipëri.

Koço Devole qe me plot të drejtë një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, qe karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Ikja e tij e beftë dhe e padrejtë e kësaj kohe të vështirë të cilën po e jetojmë lë boshllëk të pazëvendësueshëm në artin e kulturën shqiptare në përgjithësi.

Me nderimin më të madh për kontributin dhe trashëgiminë e pavdekshme artistike të tij i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, artdashësve dhe atyre që patën nderin ta njohin.

Të ngjashme