Sot, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë ndarë Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i cili i është dhënë laureatit Ekrem Kryeziut, regjisor dhe dramaturg, ndërsa Çmimin Vjetor për Kinematografi e ka fituar regjisori Samir Karahoda.
Ministrja Vlora Dumoshi, në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe të vendimit të Jurisë Profesionale, ua ka dhuruar çmimet laureatëve Kryeziu e Karahoda. Juria ka qenë këtë përbërje të Arbnesha Grabovci-Nixha kryetare; Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli, anëtare.
Me këtë rast, ministrja Dumoshi ka vlerësuar se çmimet që u janë ndarë laureatëve, janë një mirënjohje institucionale për krijuesit në fushën e filmit.
“Sot jemi në ndarjen e çmimit vjetor për kinematografinë. Epokat tona kanë qenë të trishta dhe me shumë presione, por duhet të çmohet pjesa e viteve të 90 shpërndarja e filmit që kanë qenë prodhim i Ekrem Kryeziut i cili së bashku me shokët e tij kanë dhënë një kontribut të madh për filmin dhe në at kohe nëpërmjet filmave kanë përcjell mesazhe për kohërat më të vështira të vendit tone”, tha ministrja Dumoshi.
Ndërkaq, laureati i çmimit “Bekim Fehmiu”, regjisori Ekrem Kryeziu, falënderoi MKRS-në për çmimin.
“Është kënaqësi që për herë të parë mora çmim në Kosovë. E çmoj këtë çmim sepse e mora nga njeriu ynë. Aq kam punuar me njerëz sepse suksesi im ka qenë edhe i juaji”, tha Ekrem Kryeziu.
Ndërsa laureati Karahoda, tha se “Ky cmim është motivim për projekte të ardhshme. Puna që e kemi bërë në të kaluarën ka konfirmuar se mund të dalë diçka e mirë dhe ta prezantojmë kinematografinë në formën më të mirë”./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit