Google ADS

Ministri Shala uron tenistët kosovar

21:48 | 28 Mars 2015
M. A.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, me rastin e pranimit të Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK) në Federatën Evropiane të Tenisit (Tennis Europe), uron drejtuesit e Federatës dhe të gjithë tenistët për këtë sukses. Njëherësh, ai falënderon gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.
Ministri Shala përgëzon tenistët, duke vlerësuar se tashmë u është hapur mundësia të garojnë të barabartë me tenistët e vendeve tjera evropiane. Ai u dëshiron suksese dhe korrje të rezultateve dhe fitoreve sa më të mëdha në garat që do të marrin pjesë.

Pranimi i tenisit kosovar një gjirin e atij evropian është një lajm i mirëpritur dhe që gëzon jo vetëm tenistët e federatën, por edhe institucionet tjera të sportit dhe në anën tjetër kjo na bën më përgjegjës të gjithëve për rritjen e cilësisë dhe masivizimit të këtij sporti në vend./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme