Google ADS

Ministri Gashi në Turqi për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

12:10 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Kujtim Gashi, është duke qëndruar për vizitë në Republikën e Turqisë , ku do të nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore Kosovë- Turqi, për bashkëpunim në fushën e kulturës , shkruan arbresh.info.

Në kuadër të vizitës dy ditore që Ministri Gashi po zhvillon në Republikën e Turqisë, do të realizojë takime me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Osman Aşkın Bak, me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, me të cilin edhe do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ditën e nesërme.

Ministri Gashi po ashtu do të vizitojë Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Institutin Yunus Emre, Drejtorinë për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB).

Vizitat do të realizohen edhe në Parlamentin e Republikës së Turqisë dhe në Radio Televizionin e Turqisë, në redaksinë e gjuhës shqipe të këtij mediumi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme