“Mendoj për ty” është evenimenti i mbajtur në përkrahje për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale në Kosovë, në këtë eveniment është bërë grumbullimi i mijëra fustaneve ku përveç shumë qytetarëve, ka pasur edhe shumë politikan që kanë dalur për të dhuruar fustane, ndër ta edhe e para e shtetit zonja Atifete Jahjaga, e cila përveç që dhuroi fustanin, mbajti edhe një fjalim të shkurtër ku tha se: “Këto gra nuk duhet të ndihen aspak të turpëruara dhe të vetme, pasi që të gjithë ne jemi një”, ajo tha poashtu se nuk e ka pasur fare të vështir të përzgjedhë fustanin dhe nuk ka hezituar aspak për ta sjellë, njëkohësisht Jahjaga ka ftuar të gjithë të sjellin fustane dhe të përkrahin këto gra pasi që e meritojnë respektin më të madh.
Organizatorja e gjithë këtij evenimenti Alketa Xhafa Mripa, ka falenderuar të gjithë për fustanet, ajo ka treguar se me gjithë këto fustane do të ndërtohet një skulpturë e cila do të vendoset në qytet në përkrahje të të gjitha grave të mbijetuara nga dhuna seksuale.
Ajo tregoi se deri më tani janë mbledhur 1500 fustane ndërsa pritet që numri të shkoj deri në 6000./arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?