Google ADS

Mexosopranoja Sanije Matoshi u solli ‘Perlat e Muzikës shqiptare’, komunitetit shqiptarë në New York

19:55 | 20 Janar 2017
Arbresh.info

Me iniciativën e mexosopranos, Sanije Matoshi dhe të përkrahur nga Teuta Sahatqiu, konsule e Kosovës në New York dhe fotografi i njohur, Fadil Berisha, komuniteti shqiptarë atje edhe kësaj radhe ka përjetuar një natë të vecantë me “Perlat e Muzikës Shqipe”.

Mexosopranoja Sanije Matoshi, dhe tenori Riad Ymeri, nën shoqërimin e pianistes Elona Muca dhe te Lekë Salihu, treguan klasin e tyre të lartë në një koncert me muzikë nga kompozitorët:L. Gjoka, S. Gjoni, L. Deda, L. Dizdari, C. Zadeja, V. Beqiri, K. Gashi, P. Jakova, A. Mula.

auto_sanija21484925939

U duartrokitën interpretimet e këngëve: Kroi i fshatit tonë, Pranvera, Lule Bore, Vajzë e vogël, Kur perndon Dielli, Fjalët e Qiririt, Asaman trandafili celes, Haliti i vogël, Mallëngjimi, Dashnor u bana, Unë ty moj të kam dasht, Margjello, dhe Valsi i Lumturisë, i interpretuar nga vogëlushja Isra Abazi, e cila e përmbylli koncertin dhe u vlerësua për vokalin dhe paraqitjen e saj të jashtëzakonshme.

auto_sanija31484925936

Mexosopranoja Matoshi këtë koncert ia ka dedikuar komunitetit shqiptarë atje dhe bënë të ditur se nuk do të jetë i fundit për mërgimtarët në diasporë.

“Ky koncert u realizua për komunitetin shqiptarë të New Yorkut pasi që ka mungesë të koncerteve të tilla. Tani jam e ftuar nga Ambasada e Kosovës në Zvicër më 17 shkurt. Më pas vijnë edhe disa koncerte të tjera nëpër vende të tjera ku me vete gjithmonë do të kemë vajzën time Isra Abazi e cila do të bëjë përmbylljen e tyre”, ka thënë Matoshi.

auto_isra1484925959

Ajo tregon edhe pse ka zgjedhur pikërisht këto këngë për t’i kënduar.

“Koncertet janë kryesisht me vepra shqiptare sepse dëshiroj që të loboj dhe të ruaj vlerat e muzikës tonë. Vetëm në këtë formë e ruajmë identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë”, ka thënë mexosopranoja Matoshi.

auto_tetuta1484925967

Ajo ka falënderuar konsulen e Kosovës në New York, Teuta Sahatqiun dhe fotografin me famë botërore, Fadil Berisha, për ndihmën e dhënë.

“I falënderoj për ftesën dhe mikëpritjen që na kanë bërë Teuta Sahatqiu dhe Fadil Berisha”, ka përfunduar Matoshi.Image

Koncerti i saj i radhës do të jetë më 17 shkurt në Zurich të Zvicrës, ku është e ftuar nga ambasada e Kosovës atje për të shënuar ditën e pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme